Tortë snickers

Një tortë e ngjashme me çokollatën Snickers.

Lifestyle

28/12/2014 19:04

Përbërësit:

  • 8 të bardha të vezës
  • 8 lugë sheqer
  • 4 lugë miell
  • 250 gr kikirikë të bluar
  • ½ pluhur paste
  • 200 gr çokollatë e qumështit + 2 lugë vaj

 

 Kremi karamel:

  • 12 lugë sheqer
  • 8 të verdha të vezës
  • 250 gr margarinë
  • 200 gr kikirikë të imtësuar
  • 200 gr çokollatë e zezë + 2 lugë vaj

 

Përgatitja:

Tunden të bardhat e vezës me sheqer derisa të shkrihet sheqeri.

Pastaj shtohet mielli me pluhurin e pastës dhe kikirikët e bluar dhe piqet në kallëp 20×30 dhe piqet në temperaturë 170 gradë për 30 minuta.

Petës së pjekur dhe të ftohur ia qesim çokollatën e bardhë të shkrirë me 2 lugë vaj dhe  e lëmë prapë të ftohet.

Pastaj për karamel qesim 8 lugë sheqer në një enë derisa të merr ngjyrë të kuqërremtë dhe pastaj shtojmë margarinën. 4 lugë sheqer që na kanë mbetur i përziejmë me të verdhat e vezës derisa të shkrihet sheqeri dhe këtë masë me të verdhat e qesim në sheqerin e karamelizuar dhe e përziejmë edhe për 2 minuta në temperaturë më të ulët.

Pastaj shtojmë kikirikët dhe këtë masë pasi e përziejmë mirë e qesim mbi petën që e kemi ftohur me çokollate të bardhë (të qumështit) dhe përmbi këtë krem qesim çokollatën e shkrirë të zezë , pra pasi të ftohet pak shtresa me krem karamel , e qesim çokollatën e zezë dhe e lëmë të ftohët. /kuzhinashqiptare