Tortë shumë e shijshme (Receta)

Kjo është një recetë që ju lë pa frymë nga shija e saj.

Lifestyle

28/05/2016 05:20

Përbërësit:

50 gr. kakao pluhur
100 gr. sheqer ngjyrë kafe
250 ml ujë të vluar
125 gr. gjalpë (dhe pak për vajosjen e tiganit)
150 gr. sheqer pluhur
225 gr. miell
5 gr. pluhur për pjekje
5 gr. sodë bikarbone
5 ml ekstrakt vanilje
2 vezë
125 ml ujë
30 gr. sheqer ngjyrë kafe
175 gr. gjalpë
300 gr. çokollatë për gatim

Përgatitja:

Ngrohni furrën paraprakisht në 180 gradë. Lyeni me pak vaj dy kallëfe rrethore me diametër 20cm si dhe vendosni letrën për pjekje, shkruan rs. përzieni kakaon dhe 50 gr. sheqer, më pas shtoni ujë të vluar deri sa masa të bëhet homogjene. Rrahni sheqerin pluhur me gjalpë. Në një enë tjetër, përzieni miellin, pluhurin për pjekje dhe sodën e bukës. Në gjalpin e rrahur hidhni ekstraktin e vaniljes, shtoni një vezë dhe pak miell me aditivët, ndërsa vezën e dytë me pjesën tjetër të miellit. Përzieni vazhdimisht masën.

Bashkoni këtë përzierje për përgatitjen e kakaos me ujë. Ndajeni në dy pjesë, hidheni në kallëfet dhe lëreni të piqet për rreth 30 minuta. Herë pas here kontrolloni me kruese dhëmbësh nëse brumi është pjekur.

Kur ta hiqni nga furra, lëreni të ftohet për 5-10 minuta dhe më pas hiqni copat e pjekura të tortës të ftohen plotësisht.

Tani përgatitni shtresën e lëmuar. Ujë, 2 lugë sheqer ngjyrë kafe dhe 175 gr. gjalpë shkrijeni në temperaturë të ulët, ndërsa kur fillon të vlojë, shtoni çokollatën e copëtuar. Shkundni tiganin deri sa masa të bëhet e butë dhe me shkëlqim. Lëreni të qëndrojë përreth një orë si dhe përzieni herë pas here.

Renditni shtresat e tortës: pandispanjën e pjekur dhe një të tretën e fillit (mbushjes), më pas pandispanjën tjetër dhe pjesën e mbetur të fillit edhe nga sipër edhe nga anash. Sipërfaqja mund të jetë e rrafshtë, por mund ta bëni më interesante nëqoftëse bëni qarqe të padefinuara me lugë druri.