Tortë shumë e shijshme me lajthi

Një recetë shumë e mirë dhe e lehtë se si të përgatitni një tortë me lajthi, e cila ka shije mbresëlënëse.

Lifestyle

26/12/2014 21:30

Përbërësit për koren:
5 të bardhë të vezës
5 lugë sheqer
Një sheqer vanilje
5 lugë lajthi të bluara
Një qese pluhur paste
5-6 lugë ujë të nxehtë
Gjysëm lugë neskafe

Përbërësit për kremin:
5 të verdha të vezës
5 lugë sheqer
80gr çokollatë qumështi
150gr margarinë
200ml ajkë e ëmbël

Shtresa mbi tortë:
100ml ajkë e ëmbël
100gr çokollatë

Të bardhët e vezës tundet me sheqer derisa të formohet një shkumë e fortë dhe i hidhet sheqer vanilje dhe më pas i shtohen lajthitë e bluara duke përzier ngadalë që të bëhet një masë homogjene dhe kjo masë më pas vendoset në kallëp të vogël të mbuluar me letër për pjekje dhe të lyer me yndyrë, në madhësi prej 25 dhe 35mm.  Pastaj kjo piqet në temperaturë prej 180 gradë për 15-20 minuta. Pastaj kjo masë laget pasi të piqet me ujin e valë dhe neskafen e tretur, dhe lihet të ftohet.

Qumështi përzihet me të verdhat e vezës dhe zihet në enë metalike mbi tenxhere që vlon, dmth zihet mbi avull dhe pasi të jetë shkrirë sheqeri i shtohet çokollata e copëtuar e bardhë e qumështit dhe pastaj margarina e copëtuar që ka qëndruar në temperaturë dhome dhe e përziejmë derisa të fillojë të trashet. Ajka tundet veçmas por jo shumë që të mos trashet ajka dhe këtë masë e përziejmë me masën tjetër dhe e vendosim mbi kore dhe e lëmë të ftohet.

Pastaj lyhet me shtresën e sipërme të përgatitur me përzierjen e çokollatës të shkrirë me ajkë të ëmbël dhe lihet të ftohet në frigorifer. /kuzhinashqiptare