Torte me pudink (Receta)

Recetë për familje.

Lifestyle

09/04/2016 05:32

Përbërësit për pandispanje:

3 vezë
9 lugë sheqer
9 lugë miell
1 lugë të kafës pecivë

Përgatitja:

(3 bruma i bëjmë me përbërësit e njejtë)
I hedhim vezët në një enë dhe fillojm t’i rrahim me mikser, pasi që janë përzier vezët, ngadalë i hedhim sheqerin, pasi që të përzihet i hedhim miellin dhe pecivën.
Pasi të jenë zier në një tepsi shtrojmë një letër për pjekje dhe e shtrijmë masën e përzier të cilën e fusim në furrë 200 gradë për 10 minuta. (Në të njejtën mënyrë i bëjmë edhe dy të tjerat)

Përbërësit për fillin:

2 pudinka (sipas dëshirës)
2 shllaga (krem pana)
1.5l qumësht

Përgatitja:

Së pari i ziejm pudinkat e çokollatës (apo sipas dëshirës) pasi që pudinka të ftohet e përziejm me shllagun.
Gjysmën e shllagut i’a hedhim pudinkës së ftohtë dhe i përziejm. Pasi që masa është përzier fillojmë e shtrojmë një kore dhe gjysmën e fillit i’a hedhim kores, e shtrojmë mirë pastaj e hedhim koren e dytë dhe gjysmën e fillit të mbetur i’a shtojmë sipër, e shtrojmë mirë dhe e vendosim pastaj koren e tretë. Sipër kores së tretë shtojmë shllagun dhe e shtrijmë mirë dhe e dekorojmë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë