Tortë me mollë dhe bajame

E lehtë dhe kremoze, është receta e përkryer për këtë stinë. Provojeni patjetër!

Lifestyle

12/04/2016 20:05

Përbërësit:

Gjalpë e shkrirë për lyerje të enës

180g gjalpë, në temperaturë dhome, e copëtuar

140g sheqer

1 lugë e mesme ekstrakt vanilje

3 vezë, në temperaturë dhome

100g bajame të bluara

150g miell

Pluhur për pjekje

80ml qumësht

2 molla të vogla, të copëtuara hollë

Metoda:

Ndizni furrën në 170C. Lyeni një enë 22cm me gjalpën e shkrirë. Mbuloni me letër për pjekje.

Rrihni gjalpën, sheqerin dhe vaniljen në një enë për 8 minuta ose deri sa të jetë zbardhur ngjyra dhe të jetë kremoze. Shtoni vezët një nga një, duke rrahur mirë pas çdo shtimi.

Futni edhe bajamet e bluara. Shtoni gjysmën e miellit dhe gjysmën e qumështit. Përdorni një lugë druri që të përzini sa të kombinohet gjithçka. Përsërisni me pjesën tjetër të qumështit dhe miellit.

Rregulloni mollët, cepi i të cilave duhet të jetë mbi njëra-tjetrën mbi bazën e enës së përgaditur. Futni masën në enë dhe rrafshoni sipërfaqen.

Pjekni në furrë për 30-35 minuta ose deri sa një kruarëse dhëmbësh e future në mes të dalë e pastër.

Lëreni të ftohet për 10 minuta dhe servojeni të ngrohtë./lajmi.net

Ju bëftë mirë!