Tortë me tri shtresa

Përbërësit: 1 l qumësht 3 pudinga vanille 15 lug sheqer 250 g margarin 300 g arra 300 g keksa 300 g kokos Për lyerje: 150 g qokoladë me qumësht 3 lugë qumësht 3 lugë sheqer 120 g margarin Përgatitja: Nxejmë qumështin dhe në të ziejmë pudingun si qdo puding tjetër. E lejmë të ftohet dhe…

Lifestyle

22/10/2015 20:59

Përbërësit:

1 l qumësht

3 pudinga vanille

15 lug sheqer

250 g margarin

300 g arra

300 g keksa

300 g kokos

Për lyerje:

150 g qokoladë me qumësht

3 lugë qumësht

3 lugë sheqer

120 g margarin

Përgatitja:

Nxejmë qumështin dhe në të ziejmë pudingun si qdo puding tjetër.

E lejmë të ftohet dhe i shtojmë margarinën e rrahur me mikser.

Këtë masë e ndajmë në tri pjesë të barabarta në enë veq e veq.

Njërës pjesë i shtojmë keksat,të dytës ia shtojmë kokosin dhe të tretës ia shtojmë arrat e bluara.

Marrim një tepsi dhe në fillim e qesim masën me keksa pastaj masën me arra dhe në fund masën me kokos.

Në fund e shkrijmë ne avull qokoladën ,sheqerin dhe margarinin me qumesht e lejmë të ftohet dhe e lyejmë torten përmbi. /kuzhinashqiptare