Tortë me limon

E përkryer për adhuruesit e limonit...

Lifestyle

05/02/2016 15:47

Përbërësit:

230g gjalpë

200g sheqer

1 lugë e mesme ekstrakt vanilje

4 vezë

Lëkura e një limoni 260g miell

Pluhur për pjekje

Kripë

60 ml lëng limoni i freskët

Glazura:

115g sheqer pluhur

2-4 lugë lëng limoni

Përgaditja:

  1. Nxejeni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe rraheni pak gjalpën për 2-3 minuta. Më pas shtojani sheqerin, rraheni për rreth 4 minuta, deri sat ë zbardhet ngjyra dhe të inkorporohet ajri. Shtojeni ekstraktin e vaniljes së bashku me vezët, një nga një.
  2. Përzijeni miellin, pluhurin për pjekje, kripën dhe lëkurën e limonit. Shtojini përbërsit e thatë tek të lëngshmit. Përzijeni. Pastaj shtojeni lëngun e limonit dhe përzijeni prapë. Vazhdoni deri sa të harxhohen këto të dyja dhe keni një brumë të lëmueshëm.
  3. Vendoseni brumin në një enë për pjekje dhe piqeni për 40-50 minuta.
  4. Përzijeni sheqer pluhurin dhe lëngun e limonit bashkë dhe kur të ftohet tortja hidhjani sipër./lajmi.net

Ju bëftë mirë!