Tortë me kokos

Një tortë mjaft e shijshme me kokos.

Lifestyle

05/04/2015 18:15

Përbërësit për shtresat me çokollatë:
– 4 vezë,
– 230 gr miell,
– 165 gr gjalpë i butë (e nxjerrim 2 orë më parë nga frigoriferi),
– 165 gr sheqer,
– 100 ml qumësht,
– 1 pecivë,
– 35 gr kakao.

Përbërësit për shtresën e kokosit:
– 100 ml panna,
– 150 kokos,
– 1 e bardhë vezë.

Përgatitja e bazës me çokollatë:
Në një tas të madh do të përziejmë mirë gjalpin me sheqerin, do të shtojmë 4 të verdhat e vezëve dhe do të vazhdojmë t’i përziejmë akoma. Shtojmë qumështin, miellin, pecivën dhe kakaon. Në një tas tjetër do të kalojmë më mikser 4 të bardhat e vezëve. Këto të fundit do t’i shtojmë me shumë kujdes tek tasi tjetër ku kemi bërë përzierjen.

Përgatitja e shtresës me arrë kokosi:
Përziejnë në mikser të bardhën e vezës, shtojmë sheqerin, arrën e kokosit dhe panën. I përziejmë mirë. Do të lyejmë tavën me pak gjalpë dhe pak miell. Do të hedhim në të gjysmën e brumit të parë me çokollatë, shtojmë brumin me arrë kokosi dhe përsëri do të shtojmë atë me çokollatë. Piqet në furrë me 190 gradë C për 45-50 minuta. Kur të piqet, e lëmë të ftohet dhe e spërkasim me sheqer pluhur. /living.al