Tortë me keksa, shumë e shijshme

Për të gjithë adhuruesit e ëmbëlsirave

Lifestyle

18/02/2016 05:41

Për sasisë e përbërësve vendosni ju sipas dëshirës:

Keksa
Qumësht
Banane
Mascarpone
Ajkë (krem pana)
Shllag
Puding Vanille
Kokos, bajame të coptuara
Sheqer (sipas dëshirës)

Përgaditja:

Pudingun e përgadisim sipas udhëzimeve në pako.
Ajken e tundim së bashku me mascarponen ndërsa bananet i presim në feta të holla.

Ecuria është kjo:

Së pari enën e lyeni me mascarpone keksat së pari i vendosni në qumësht pastaj rendisën në enë mbi kremin mascarpone.
Vazhdoni ecurinë kështu derisa ndërmjet mund të vendosni edhe feta të bananës.
Në fund lyhet e gjithë torta me krem mascarpone dhe dekorohet me kokos e bajame.
(Keksat çdoherë i vendosni në qumësht pastaj i rendisni)./lajmi.net