Tortë me keksa dhe kakao

Përbërësit: 2 pako biskota me kakao, 2 pako biskota pa kakao, Për krem shantin, 2 te bardha vezë, 2 paketa shanty, 2 gota uji me qumësht. Për çokollaten: 1 paketë çokollatë pluhur, 2 gota me qumësht, Për lyerjen e biskotave, Qumesht sa të lyhen biskotat. Përgatitja e qokollatës së shkrirë: Në një enë hedhim qumështin…

Lifestyle

24/10/2015 21:02

Përbërësit:

  • 2 pako biskota me kakao,
  • 2 pako biskota pa kakao,
  • Për krem shantin,
  • 2 te bardha vezë,
  • 2 paketa shanty,
  • 2 gota uji me qumësht.

Për çokollaten:

  • 1 paketë çokollatë pluhur,
  • 2 gota me qumësht,
  • Për lyerjen e biskotave,
  • Qumesht sa të lyhen biskotat.

Përgatitja e qokollatës së shkrirë:

  1. Në një enë hedhim qumështin dhe pluhurinë çokollatës.
  2. E lëmë në zjarre deri sa të bëhet si çokollate e shkrirë
  3. Si përgatitet krem shanty
  4. Fillimisht do të përgatisim kremin e shantit ku në një enë të thellë ose në enën e kombinatit tuaj hedhim, qumështin të bardhat e vezëve dhe pluhurin shanty.
  5. E punojmë deri sa të bëhet një krem i lidhur.

Përgatitja e tavës:

  1. Taves do t’i shtrojmë qese guzhine dhe shtrimi i biskotave do të jetë mbi të.
  2. Fillojmë që të lyejme biskotat në qumësht dhe t’i rreshtojmë në taven ku do t’a bëjmë.
  3. I rreshtojmë biskotat duke i zhytur në qumësht.
  4. Mbasi kemi mbaruar së shtruari rreshtin me biskotat kafe do të shtrojmë një shtresë krem shanty.
  5. Do të shtrojmë në rreshtin e dytë biskotat e bardha dhe këto do t’i zhytim në qumësht dhe sipër biskotave do t’i shtrojmë kremin e shantyt.
  6. Keshtu do të vazhdoni deri sa të mbarojnë biskotat.
  7. Me krem shantyn e mbetur lyeni edhe pjesën siper të biskotave.
  8. E vendosni taven në frigorifer deri sa të mpikset.
  9. Kur t’a nxjerim për t’u servirur do t’i shtrojme çokollaten e përgatitur si më siper. /kuzhinashqiptare