Tortë me çokollatë dhe kokos

Një recetë e lehtë dhe e shijshme për ju!

Lifestyle

28/02/2015 19:25

Përbërësit:
250gr sheqer pluhur
125gr margarinë
2 vezë
370gr miell
75gr kakao
125gr kokos
250ml qumësht
1 pluhur paste

Për kremin:
250gr margarinë
250gr çokollatë për zierje

Përgatitja:
Së pari tundim margarinën me sheqer pluhur derisa të bëhet një masë kremoze, pastaj shtojmë vezët një nga një duke e përzier masën vazhdimisht me mikser dhe pastaj shtojmë gjysmën e miellit, gjysmën e kakaos dhe gjysmën e kokosit, krejt këto duke i përzier vazhdimisht pastaj edhe qumështin.

Pastaj prap vazhdojmë me miellin e mbetur me pluhur për pjekje, kokosin dhe kakaon. Pra, pasi tani i kemi vendosë të gjithë përbërësit në kallëp të lyer me yndyrë dhe të mbuluar me letër për pjekje i pjekim për 1 orë në 180 gradë.

Pasi e nxjerrim nga furra tortën e lëmë të ftohet dhe e ndajmë përgjysmë në mes dhe i bëjmë pra dy shtresa. Kremin e bëjmë duke i ngrohur mbi avull margarinën dhe çokollatën dhe e lyejmë pjesën e parë me gjysmën e kremit, dhe sipër petës së dytë qesim pjesën tjetër të kremit dhe e lyejmë edhe anash, më pas e lëmë të ftohet. Ju bëftë mirë! /kuzhinashqiptare