Tortë me Coca-Cola

Ja si përgaditet një tortë me Coca-Cola.

Lifestyle

06/02/2016 18:52

Përbërësit:

230g miell

350g sheqer

1 lugë e mesme pluhur për pjekje

Pak kripë

2 vezë

130g qumësht me 1 lugë gjelle limon

6g ekstrakt vanilje

113g gjalpë

50g kakao

120g vaj luledielli

250g Coca-Cola

Glazura me çokollatë:

345g sheqer pluhur

25g kakao

80g qumësht

6g ekstrakt vanilje

75g arra amerikane

Përgaditja:

-Nxejeni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe përzijeni miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën, dhe bëjeni një gropë në mes.

-Në një enë tjetër përzijeni vezët, qumështin me limon dhe ekstraktin e vaniljes.

-Në një tigan, në temperaturë të mesme shkrini gjalpën. Pastaj futni brenda edhe kakaon, vajin dhe Coca-Colan. Mbajeni në zjarr deri sa të vlojë dhe pastaj largojeni nga nxehtësia. Lëreni të ftohet pak dhe futeni tek masa e miellit. Pastaj përzijeni masën e vezës me masën e ftohur. Futeni brumin në furrë dhe piqeni për 28-30 minuta.

-Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

Glazura me çokollatë:

-Në një tigan të thellë në temperaturë mesatare shkrijeni gjalpën. Përzijeni kakaon dhe Coca-Colan dhe lëreni të vlojë. Hiqeni nga zjarri dhe duke përzier ngadalë shtoni sheqer pluhur bashkë me ekstrakt vaniljen, deri sa të jetë masë homogjene. Lyeni këtë masë mbi tortën e ftohur. Shtoni arrat e pjekura indiane mbi dhe lëreni të ftohet.

Shënim: Për t’i pjekur arrat indiane futini në një tepsi të madhe dhe piqeni për 6-8 minuta në 180 shkallë C deri sa të jenë pak ngjyrë kafe. Lërini të ftohen dhe pastaj pritini./lajmi.net

Ju bëftë mirë!