Torte me banane

Tortë me banane e kakao është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç’të bëni me to kjo është një recetë ideale.

Lifestyle

31/12/2016 12:57

Përgatitja: 15 Min– Pjekja: 45 min – Sasia: 4 Persona

 

Përbërësit për Tortë me banane e kakao

  • 3 banane + 14/15 feta banane për pjesën sipër
  • 150 gr miell
  • 50 gr kakao pluhur
  • 150 gr sheqer
  • 125 gr gr gjalpë
  • 3 vezë
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • pak vanilje pluhur
  • lëngu i 1/2 limoni
  • 1 lugë sheqer panxhar sheqeri

Përgatitja e Tortë me banane

Si fillim sitim miellin dhe e përziejmë me majanë, kakaon dhe vaniljen.
Në një enë shtypim bananet derisa të arrijmë një masë si pure, i hedhim sipër pak lëng limoni dhe i përziejmë.
Në një enë qelqi rrahim gjalpin e zbutur me sheqerin dhe shtojmë një e nga një vezët duke e rrahur vazhdimisht masën.
Në fund shtojmë edhe masën me miellin e kakaon dhe i trazojmë me kujdes së bashku derisa të arrijmë një masë homogjene.
Lyejmë me pak gjalpë e miell tavën dhe hedhim në të masën e përgatitur. Sipër i vendosim fetat e bananes dhe sipër tyre pak sheqer panxharsheqeri.

Vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 45 minuta.
Më pas nxjerrim ëmbëlsirën dhe e lemë të ftohet.Torta me banane është gati, e presim në feta dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!