Tortë me kakao, recetë e shijshme dhe e lehtë

Përbërësit: 1 gotë sheqer 1 gotë miell 1 gotë arra ose lajthi të bluara 1 gotë ose schmand ½ gotë kakao ½ gotë vaj 1 sheqer vanillë 1 pluhur për pjekje 4 vezë Përgaditja: 1. Në një enë më të madhe përziejm vezët me sheqerin 2. Shtojmë kosin, vajin dhe përziejm 3. Shtojmë më pas…

Lifestyle

31/01/2016 06:08

Përbërësit:

1 gotë sheqer
1 gotë miell
1 gotë arra ose lajthi të bluara
1 gotë ose schmand
½ gotë kakao
½ gotë vaj
1 sheqer vanillë
1 pluhur për pjekje
4 vezë

Përgaditja:

1. Në një enë më të madhe përziejm vezët me sheqerin
2. Shtojmë kosin, vajin dhe përziejm
3. Shtojmë më pas edhe miellin e përziejm me pluhur për pjekje dhe kakao
3. Në fund fare shtojmë arra të bluara dhe përziejm mirë
4. Masen e brumit e qesim në kallëp të lyer dhe të përmjellur me madhësi 25×35 dhe e pjekim në 180 gradë për 45 minuta
5. Pas pjekjës, derisa është akoma e ngrohtë e qesim një çokolatë të shkrirë me pak vaj ose margarinë, dhe dekorimi bëhet sipas dëshires./lajmi.net