Tortë e shpejtë me nesscafe

Shijojeni këtë recetë të shpejtë, të shijshme dhe me kosto të ulët

Lifestyle

07/02/2016 05:40

Përbërësit:

500ml ajkë e ëmbël
100gr sheqer pluhur
100gr çokollatë
100gr biskota të bluara
1 qese nesscafe 3në1
3 lugë ujë
3 çoko krem banana

Udhëzimet:

Tundim ajkën e ëmbël me sheqer pluhur derisa të duket sikurse shllag.
Ndajmë ajkën e ëmbël në 3 enë veçmas.
Në njëren pjesë qesim biskotat e bluara, përziejm dhe i shtrijmë me lugë në ndonjë kallëp të vogël 22×24.
Pastaj vendosim sipër shtresën në të cilën kemi grirë krem-bananet në copëza të vogla dhe e shtrijmë edhe këtë shtresë mbi atë me biskota dhe kremin.
Pastaj në pjesën e mbetur të ajkës qesim çokollatën e grirë në rende bashkë me nesscafen e tretur në 3 lugë me ujë dhe i përziejmë./lajmi.net

Ju bëftë mirë