Tortë e shpejtë me Nescafe

Një tortë e shijshme me Nescafe.

Lifestyle

30/01/2015 19:21

Përbërësit:
4 të bardhë të vezës
Pak kripë
100gr sheqer
15gr nisheste
80gr arra të bluara

Filli:
750ml qumësht
4 të verdha të vezës
150gr sheqer
65gr nisheste
Një filxhan nes kafe
200gr margarinë

Glazura:
150gr çokollatë për ziere + pak vaj

Udhëzimet:
Tunden të bardhat e vezës me pak kripë derisa të formohet një shkumë e fortë, e pastaj kësaj mase ia shtojmë sheqerin, nishesten dhe arrat e bluara dhe e përziejmë ngadalë me lugë druri dhe e qesim në kallëp për ëmbëlsira me madhësi 28×36 dhe e pjekim në temperaturë 180gr për 15 minuta. Këtë pandispanjë të pjekur e ndajmë në dysh dhe njësoj e pjekim edhe një tjetër të njëjtë. Kështu, kur të ndahet bëhen katër shtresa të cilat i lyejmë me fillin e përgatitur si më poshtë:

Nga 750ml qumësht ndahen 150 dhe përzihen me niseshte dhe pjesa tjetër e qumështit vlohet me 100gr sheqer, kurse 50gr sheqer tunden me 4 të verdhat e vezës derisa të merr ngjyrë të qelet dhe vendoset në qumështin që vlon së bashku me nishesten e tretur dhe një filxhan nes kafe dhe përzihet derisa të trashet masa. Më pas largohet nga zjarri. Pastaj lihet të ftohet dhe kur të ftohet i vendoset margarina dhe përzihet mirë dhe lyhen një shtresë pandispanjë dhe një shtresë krem, derisa të hargjohet, vetëm se lihet pak krem për të lyer tortën nga jashtë. Pasi të ftohet torta mund të lyhet pak me çokollatë të shkrirë, të lihet të ftohet dhe të shërbehet.