Tortë e shpejtë me dredhëza

Përbërësit

Lifestyle

07/06/2017 08:31

200 gr biskota (të bluara)
100 ml arra (lajthi ose bajame të bluara)
100 gr margarinë e shkrirë
300 ml ajkë (e ëmbël, hoplla për ëmbëlsira)
300 ml ajkë (e thartë, shmant, pavllake, salcë kosi)
200 gr sheqer pluhur
12 gr zhelatinë
+6 lugë ujë të ftohtë
3 lugë lëng limoni
Lëvore limoni në rende
500 gr dredhëza

Hapat:

Perzijejme biskotat e bluara,arrat dhe shtojme margarinen e shkrire,perzijme dhe masen e qesim ne kallep 22 cm dhe rrafshojme mire.

Leme ne frigorifer derisa te pergadisim kremin. Se pari zhelatinen e qesim ne uje te ftohet dhe leme per 10 minuta derisa te fryhet paksa.

Me pas zheltinen e ngrohim pak derisa te MOS vloje dhe zhellatine te shkrieht teresisht. Perzijme ajken e embel derisa te behet shkume e forte. Perzijme ajken e tharte me sheqerin pluhur dhe perzijme te dyja kremerat se bashku. Shtojme edhe lengun e limonit dhe perziejme. Shtojme edhe zhelatinen e shkrire dhe perziejme mire.

Ne kallepin me biskotat e bluara qesim ne tere siperfaqen dredhezat e pastruara,njera afer tjetres derisa te mbulohet tere siperfaqja. Persiper qesim kremin me ajkat dhe persiper dekorojme me levore limoni ne rende. Torten e leme te ftohet mire dhe servojme. /kuzhina shqiptare/