Tortë e shijshme me arra

Mësojeni si ta përgatisni një tortë të shijshme me arra.

Lifestyle

10/02/2015 20:35

Përbërësit:
6 të bardha të vesë
130gr arra të bluara
100gr sheqer
1 qese sheqer vanilje
½ qese pluhur për pjekje
2 lugë miell

Filli:
6 të verdha të vesë
150gr sheqer
400ml qumësht
2 lugë nisheste
Një qese puding vanilje
200gr margarinë

Udhëzimet:
6 të bardha të vesë tunden me sheqer derisa të fitohet një shkumë e fortë. Mielli përzihet me pecivë, sheqer vanilje dhe arrat e bluara dhe qitet në shkumën e bërë nga të bardhat e vesë dhe tundet ngadalë që masa mos të bie. Atëherë kjo masë qitet në tepsi katrore 30×35 dhe piqet në temperaturë 180 gradë derisa të skuqet.

Në ndërkohë zihet kremi prej 6 të verdhave të vesë që përzihen me sheqer dhe tunden derisa të zbardhet ngjyra. Mirren 2 lugë nisheste dhe një qese pluhur puding vanilje dhe pasi të përzihen bashkë qiten në qumësht të ftohët dhe fillon zierja duke i përzier vazhdimisht me telin për përzierje që të mos krijohen kokrra derisa të trashet masa dhe në fund i qetet margarinë dhe përzihet akoma derisa të shkrihet. Largohet nga zjarri dhe masa e pjekur me të bardha të vesë ndahet në tri shtresa dhe renditen një shtresë me arra dhe një shtresë me fill. Në fund zbukurojeni sipas dëshirës. /kuzhinashqiptare