Tortë e mrekullueshme me shegë

Perberesit per torten: 300gr miell 1 pecivë 150gr  margarine 2 veze 150gr sheqer 5-6 luge qumesht pak vanilë Per mbushjen: 300 ml hopla 50gr sheqer pluhur 1 shege Pergatitja: Ndezim furren ne temperature 120°. Marrim nje tave embelsirash te diametrit 20mm e lyejme me gjalpe ose shtrojme ne te leter furre. Punojme margarinen me sheqerin…

Lifestyle

21/11/2015 23:09

Perberesit per torten:
300gr miell
1 pecivë
150gr  margarine
2 veze
150gr sheqer
5-6 luge qumesht
pak vanilë

Per mbushjen:
300 ml hopla
50gr sheqer pluhur
1 shege

Pergatitja:
Ndezim furren ne temperature 120°. Marrim nje tave embelsirash te diametrit 20mm e lyejme me gjalpe ose shtrojme ne te leter furre.

Punojme margarinen me sheqerin dhe vaniljen derisa te behet e bute dhe kremoze. Menjane bashkoni miellin me pecivë dhe siteni 2 here.

Fillojme e rrahim vezet nje nga nje dhe pas çdo here qe shtojme 1 veze, shtojme dhe 1 luge miell. Vazhdojme te rrahim mire duke shtuar 2-3 luge miell here pas here, derisa te kemi perdorur gjithe sasine. Sapo perzierja behet disi e thate e hollojme me qumesht. Ajo duhet te rezultoje e bute por jo e lengshme, dhe pastaj e hedhim ne stampe per tu pjekur.

E leme ne furre perreth 40 minuta (gjithsesi kontrolloni per te qene me te sigurt, perdorni shkopin prej druri per per te kontrolluar se a eshte pjekur).

Pasi ta keni hequr nga furra lereni 10 minuta te pushoje dhe me pas e heqim edhe nga tepsia.

Kur pandispanja te jete ftohur, ne nje tas rrahim hoplen dhe ma pas e bashkojme me sheqerin pluhur. Rrahim per pak sekonda dhe pastaj hopla eshte gati. Ndajme pandispanjen ne 2 ose 3 shtresa.

Vendosim ne nje piatance shtresen e pare te pandispanjes dhe e mbulojme me hopla. Nese preferoni, para se te shtroni hoplen mund te lagni pandispanjen me pak leng portokalli. Mbi hopla shtrojme nje grusht me kokrra shege. Po keshtu do te veprojme dhe me shtresen e dyte dhe te trete.

Ju befte mire!!!