Torta magjike me çokollatë

Një tortë super-e shijshme me çokollatë. E përshtatshme për të gjithë!

Lifestyle

30/07/2015 15:48

Përbërësit:
4 gota miell
4 gota sheqer
¾ filxhan kakao pluhur
2 lugë çaji sodë për pjekje
1 lugë çaji pluhur për pjekje
1 lugë çaji kripë
2 vezë
1 filxhan të vogël kafe
1 filxhan kos
½ filxhan vaj
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Çokollatë të zezë

Përgatitja:
1. Ngroheni furrën paraprakisht në 175 gradë C. Merreni një tigan të rrumbullakët për tortë 9 inç ose 9×12 inç.

2. Në një enë më të madhe përzieni miellin, sheqerin, kakaon, sodën e bukës, pluhurin për pjekje dhe kripën. Hapeni një ‘gropë’ në mes.

3. Shtoni vezët, kafenë, kosin, vajin dhe vanillën. Përzieni për 2 minuta me mikser në shpejtësi të mesatare. Hidheni në tiganin e parapërgatitur.

4. Piqeni në 175 gradë C për 30 deri në 40 minuta, apo derisa të shihni se torta është pjekur. Lëreni të ftohet për 10 minuta dhe më pas shtoni përmbi çokollatë të zezë të shkrirë. (Lajmi.net)