Torta me çokollatë në mëngjes ju ndihmon të humbni peshë

Të hash tortë me çokollatë në mëngjes mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë, thonë shkencëtarët.

Lifestyle

07/06/2016 11:10

Mëngjesi është koha më e mirë për të konsumuar ëmbëlsira, pasi është momenti kur metabolizmi i trupit tonë është më aktiv, dhe mund t’i djegim kaloritë përgjatë ditës.

Torta me çokollatë përmban proteina dhe karbohidrate që ndihmojnë për të ndalur urinë ndaj gjërave të ëmbla më vonë.

Studiuesit nga Universiteti i Tel Aviv ndanë në 2 grupe 193 obezë dhe të rritur jo-diabetikë që ndiqnin një dietë me pak karbohidrate që përfshinte mëngjes me 300 kalori ose mëngjes me 600 kalori dhe tortë me çokollatë.

Në gjysmën e parë të studimit 32 javësh të dy grupet humbën 15 kg për person.

Por në gjysmën e dytë, grupi me dietë me pak karbohidrate rifitoi 10 kg ndërsa ata që konsumonin ëmbëlsirë humbën 7 kg secili.