Torres vendos për të ardhmen e tij

Legjenda e Atletico Madrid, Fernando Torres ka vendosur se ku do ta kaloj pjesën e mbetur të karrierës.

Sport

01/12/2018 18:48

“El Nino” ka konfirmuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e superligës së Japonisë edhe për një sezon tjetër, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Torres paraqitet me skuadrën e Sagan Tosu.

Ai e shpëtoi skuadrën e tij nga rënia nga liga duke shënuar golin e fitores në ndeshjen e sezonit për skuadrën.

Pas ndeshjes ai ka thënë se do të vazhdojë me skuadrën edhe për një vit tjetër. /Lajmi.net/