Torres ‘pushon’ dy javë

Chelsea mund të buzëqesh. Lëndimi i Fernando Torresit nuk është serioz siç frikësohej pasi sulmuesi spanjoll do të mungojë për vetëm dy javë pas dëmtimit që pësoi kundër Steaua Bukureshtit të martën. Reprezentuesi spanjoll, u zëvendësua pas vetëm 11 minutash lojë në fitoren 4-0 ndaj Steauas. Jose Mourinho deklaroi se është optimist se lëndimi i…

Sport

02/10/2013 13:50

Chelsea mund të buzëqesh. Lëndimi i Fernando Torresit nuk është serioz siç frikësohej pasi sulmuesi spanjoll do të mungojë për vetëm dy javë pas dëmtimit që pësoi kundër Steaua Bukureshtit të martën.

Reprezentuesi spanjoll, u zëvendësua pas vetëm 11 minutash lojë në fitoren 4-0 ndaj Steauas. Jose Mourinho deklaroi se është optimist se lëndimi i Torresit nuk është serioz si ai i javës që kaluar i Marco van Ginkel që do të mungojë për gjashtë muaj.

Torres do të mungojë në duelin e radhës në Premierligë kundër Norwichit, si dhe nuk do të jetë në dispozicion, për takimet e ardhshme të Spanjës në kualifikime për Kampionatin botëror 2014, kundër Bjellorusisë (11 tetor) dhe Gjeorgjisë (15 tetor).

Ai mund të rikthehet në fushë në Premierligë përball Cardiffit.