Torres në rrezik

Fernando Torres mund të suspendohet për katër ndeshje dhe të mungojë deri në nëntor, kanë njoftuar mediet angleze të hënën. Sulmuesi i Chelseas do të shërbejë ndëshkimin prej një ndeshje moslojë pas dy kartonëve të verdhë që mori në derbin londinez kundër Tottenhamit të shtunën. Mirëpo, ai mund të suspendohet edhe për tri duele tjera…

Sport

30/09/2013 11:45

Fernando Torres mund të suspendohet për katër ndeshje dhe të mungojë deri në nëntor, kanë njoftuar mediet angleze të hënën.

Sulmuesi i Chelseas do të shërbejë ndëshkimin prej një ndeshje moslojë pas dy kartonëve të verdhë që mori në derbin londinez kundër Tottenhamit të shtunën.

Mirëpo, ai mund të suspendohet edhe për tri duele tjera nëse shpallet fajtor për sjellje të dhunshme pas përplasjes me mbrojtësin e Tottenhamit, Jan Vertonghen.

Daily Mail ka njoftuar se gjyqtari Mike Dean dhe asistentët e tij nuk e kishin ndëshkuar Torresin me kartonin e parë të verdhë për shkak të gërvishtjes në fytyrën e Vertinghenit por për reagimin e tij të ashpër ndaj mbrojtësit të Tottenhamit, pasi nuk e kishin parë mirë incidentin.

Andaj, Komisioni Disiplinor i Federatës Angleze të Futbollit mund ta dënojë Torresin në bazë të provave televizive.