Torres në krizë

Fernando Torres nuk është ringjallur as pas transferimit në Milan. Deri më tani ka realizuar vetëm një gol dhe në javët e fundit është paraqitur mjaft dobët me Rossonerët. Pippo Inzaghi kërkon një zgjidhje.

Sport

08/10/2014 11:16

As transferimi në Itali nuk i ka ndihmuar Fernando Torresit që të kthehet në nivelin e dikurshëm. Një gol deri më tani në barazimin 2:2 me Empolin pastaj dy paraqitje të zbehta kundër skuadrave modeste Cesena dhe Chievo.

Milan ka nevojë për të dhe trajneri Pippo Inzaghi ka vendosur t’i ndihmojë personalisht 31-vjeçarit, i cili nuk ka zënë vend në listën e Spanjës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2016.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, Inzaghi do të punojë më shumë me Torresin në aspektin psikologjik duke u munduar që ta rikthejë në formën e dikurshme të një prej golgeterave më të frikshëm në futbollin evropian.

Shpresa është që të shohim një Torres tjetër duke filluar nga udhëtimi te Verona në xhiron e ardhshme në Serie A.