Torres në Bundesligë?

Fernando Torresit i është ofruar mundësia e ringjalljes së karrierës në Bundesligë. Sulmuesi i Chelseas kërkohet nga Wolfsburg.

Sport

03/08/2014 00:50

Jose Mourinho ka thënë se Fernando Torres nuk do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, sulmuesi spanjoll është shndërruar në objektiv të klubit nga Bundesliga, Wolfsburg, ka njoftuar e përditshmja sportive gjermane “Sport Bild”.

Ish golgeteri i Liverpoolit ka zgjuar interesim nga Wolfsburg që i ofron mundësinë që të rikthehet në kulmin e formës së tij, që nuk e ka gjetur ende në aventurën e deritashme në Chelsea.

Mirëpo, bisedimet konsiderohen si shumë të vështira për faktin se Torres ka një pagë të madhe në Stamford Bridge që nuk mund të mbulohet nga klubi gjerman.