Torres largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit

.

Sport

23/02/2018 23:53

Koha e Fernando Torres te Atletico Madridi po shkon drejt fundit.

Sulmuesi spanjoll në fund të sezonit përfundon kontratën me Ateltico Madridi, ndërsa e ardhmja e tij ka marrë kahje të paqartë me deklaratën e fundit të trajnerit Diego Simeone.

Trajneri argjentinas ka lënë të kuptohet Torres në fund të sezonit do të largohet nga Atletico Madrid.

Në pyetjen nëse po bën diçka që Fernando Torres të mbetet te Atletico Madrid pas përfundimit të sezonit, Diego Simeone është përgjigjur shkurt e qartë: “Jo”.

Torres 33 vjeçar, te Ateltico Madrid është rikthyer në afatin kalimtar të dimëror në vitin 2016, për t’u transferuar pastaj te skuadra që e zhvilloi talentin e tij gjatë verës.

Gjatë karrierës së tij, Torres ka qenë pjesë edhe e Liverpoolit, Chelsea dhe Milanit./Lajmi.net/