Torres: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Fernando Torres është optimist për të ardhmen e Atletico Madridit.

Sport

11/05/2017 09:11

Fernando Torres beson se Atletico Madrid do ta fitojë në të ardhmen Ligën e Kampionëve.

Ekipi i tij u eliminua në gjysmëfinalen e këtij edicioni nga Real Madrid.

Por, Torres është optimist për të ardhmen e ekipit.

“Këtu nuk është fundi, ne jemi në një prej momenteve më të mira në historinë tonë”, deklaroi Torres, përcjell “lajmi.net”.

“Jam i sigurt se Atletico Madrid do ta fitojë Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6