Torres kthehet në Madrid

Atletico Madrid ka vendosur ta rikthejë mesfushorin e talentuar Oliver Torres nga periudha e huazimit në Porto, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

27/03/2015 18:39

Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, Atletico Madrid është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit Oliver Torres.

Talenti i madh është i huazur në Porto.

Por, pas përfundimit të këtij sezoni ai do të kthehet në Vicente Calderon.

Trajneri Diego Simeone ka vendosur që ta mbajë në dispozicion për sezonin e ri.