Torres kthehet në Atletico Madrid?

Fernando Torres mund të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere. Sulmuesi spanjoll mund të rikthehet në Atletico Madrid, aty ku kishte bërë emër.

Sport

21/07/2014 14:51

Duket se eksperienca e Feranando Torresit në Angli ka marrë fund. Sulmuesi spanjoll mund të rikthehet në Spanjë ku e pret krahëhapur ish klubi i tij, Atletico Madrid, ku edhe kishte bërë emër.

“Los Colchoneros” mund t’i shpenzojnë 16 milionë euro për ta rikthyer në Vicente Calderon “El Ninon”, i cili ka dështuar ta shfaq kualitetin e tij në Chelsea, për dallim nga Liverpooli, ku ishte bërë një yll i vërtetë, shkruan Eurosport.