Torres: Ishte koha që të kthehem në shtëpi

Fernando Torres është shprehur i ngazëllyer me transferimin te Atletico Madridi, duke thënë se ishte kohë që ai të kthehej në shtëpinë e tij.

Sport

29/12/2014 11:01

Torres është shprehur i lumtur me kalimin te Atletico Madridi, duke thënë se ishte koha që ai të kthehej në shtëpi.

“Ky ka qenë një klub fantastik për disa vitet e fundit duke fituar shumë trofe. Vjen koha ku çdo kush duhet të kthehet në shtëpinë e tij”, tha Torres në International Sports Conference in Dubai.

“Unë kam qëndruar në stolet e atij stadiumi kur isha fëmijë. Ndihem i priviligjuar që kisha mundësia të ritkhehesha në shtëpi. Tashmë do të shijojë lojën dhe stërvitjet me këtë skuadër.

“Unë kam ëndërruar çdo herë të luaj për Atletico Madridin, dhe këtë ëndërr e kam përmbushur që në moshën 17 vjeçare”, përfundoi Torres.