Torres e ka të ardhmen në Chelsea

Fernando Torres e ka të ardhmen në Chelsea. Për këtë ka siguruar trajneri Jose Mourinho, i cili llogarit në sulmuesin spanjoll, së paku edhe sezonin tjetër. Deri tash, përfaqësuesi spanjoll ishte dështim në Stamford Bridge.

Sport

12/05/2014 13:34

Fernando Torres do të vazhdojë të jetë futbollist i Chelseat edhe sezonin tjetër. Për këtë ka siguruar trajneri Jose Mourinho.

Sulmuesi spanjoll pritej të largohet nga Blues gjatë verës, por trajneri portugez insiston se numri 9 nuk do të lëviz nga Stamford Bridge.

“Po, ai është në planet e mia për sezonin tjetër. Fernando është një lojtar i mirë. Nuk është tip i lojtarit që shënon gola pas goli, por mënyra se si punon dhe si lëviz, kontribuon për ekipin. Ai është lojtari që më pëlqen”, deklaroi portugezi në konferencë për shtyp.

Torres ka qenë zhgënjim i madh për Chelsean, që nga arritja e tij në janar të vitit 2011 nga Liverpool, pasi i kushtoi ekipit londinez 50 milionë funte.

Përfaqësuesi spanjoll ka realizuar vetëm 46 gola nga 172 ndeshje në të gjitha kompeticionet.