Torres: Dua të përcaktoj një epokë te Milani

Sulmuesi i ri i Milanit, Fernando Torres ka thënë se dëshiron të përcaktojë një epokë personale te kjo skuadër.

Sport

02/09/2014 23:44

Torres ka thënë se ai dëshiron të arrijë me fanellën e Rosonerëve, atë që kanë arritur lojtarë të mëdhenjë si Filippo Inzaghi dhe Marco van Basten.

“Çdo lojtar është i ndryshëm, por Van Basten, Weah dhe Inzaghi kanë përcaktuar një epokë”.

“Unë dua të arrijë rezultate të njëjta që kanë arritur ata. Unë jam më ndryshe se ata, por ndoshta në vitet e ardhshme kjo skuadër do ta ketë numrin tim në muze”.

“E kam një mundësi dhe dua ta shfrytëzoj atë. Është një sfidë e cila më duhet mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ishin fjalët e Torresit të thëna në konferencë për shtyp.