Torres dëshiron të qëndrojë në Chelsea

Fernando Torres nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea. Sulmuesi spanjoll insiston se dëshiron ta respektojë kontratën me Blues, e cila skadon pas dy vjetësh. Ai thotë se ka marrëdhënie të mira me Jose Mourinhon.

Sport

21/04/2014 16:24

Fernando Torres insiston se marrëdhënia e tij em Jose Mourinhon është e mirë dhe ka paralajmëruar se mund të qëndrojë në Chelsea deri në përfundimin e kontratës së tij.

Sulmuesi spanjoll po kalon nëpër një sezon të vështirë në Stamford Bridge, duke realizuar vetëm katër gola në Premierligë, ndërsa trajneri portugez e ka kritikuar vazhdimisht përfaqësuesin spanjoll, njëjtë si sulmuesit tjerë, Demba Ba e Samuel Eto’o.

“Në këtë moment, mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme dhe preferoj të shkoj lojë pas loje. Muaji mund ta jetë mjaft i gjatë”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Atletico Madridit dhe Liverpoolit për Mundo Deportivo.

“Marrëdhënia ime me Mourinhon është e mirë. Ai ka jetuar në Madrid për tri vjet, në qytetin tim dhe e flasim për kohën atje, për futbollin, për gjithçka”.

“Ne i kemi edhe pesë ndeshje deri në fund, nëse do Zoti gjashtë, kështu që jam koncentruar tek ato. Por, unë kam edhe dy vjet kontratë dhe kjo është e ardhmja”, përfundoi ‘El Nino’.