Torres, befasia e Atletico Madridit kundër Romës

Diego Simeone dëshiron ta angazhojë sulmuesin Fernando Torres nga minuta e parë ndaj Romës.

Sport

21/11/2017 15:10

Atletico Madrid ka përgatitur një befasi në formacion për ndeshjen kundër Romës.

Mediat spanjolle raportojnë se trajneri Diego Simeone dëshiron ta angazhojë sulmuesin Fernando Torres nga minuta e parë ndaj “Giallorossëve”, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra madrilene është në pozitë të vështirë për kualifikim në fazën tjetër të garës dhe kërkon fitoren ndaj Romës për të shpresuar në mrekullinë e kualifikimit në xhiron e fundit. /Lajmi.net/