Torreira bën heroin, i siguron tri pikë të reja Arsenalit

Arsenal ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në xhiron e16-të të Premierligës, duke fituar me rezultatin 1:0, kundër Huddersfield.

Sport

08/12/2018 17:56

Kjo fitore erdhi me shumë mund, edhe pse londinezët e dominuan takimin për gjatë 90 minutave.

Golin e vetëm në këtë takim Arsenal e gjeti në minutën e 83’ me anë të të jashtëzakonshmit, Lucas Torreira.

Në këtë takim, ajo që la përshtypje ishte edhe ashpërsia nga të dyja palët. Gjyqtari ndau plot 8 kartona të verdhë në këtë ndeshje të “çmendur”.

Me këtë fitore Arsenal mbanë pozitën e tretë në tabelë, me 34 pikë të grumbulluara, por me një lojë më shumë se Tottenham.

Arsenal po kalon në formë tejet të mirë që nga ardhja e Unai Emery në krye të skuadrës. /Lajmi.net/