Toronto Raptors afër marrëveshjes me Gasol

Toronto Raptors janë afër që të finalizojnë një marrëveshje të madhe me yllin e NBA.

Sport

07/02/2019 20:15

Qendra e Memphis Grizzlies, Marc Gasol, pritet që të kaloj tek skuadra e Toronto Raptors, sipas raportimeve të gazetarit të “ESPN”, Adrian Ëojnaroëski, transmeton lajmi.net.

Toronto po planifikon që të dërgojë Jonas Valanciunas, Delon Wright, CJ Miles dhe zgjedhjen e draftit të vitit 2024, për shërbimet e Gasol, tregojnë burime të “ESPN”.

Raptors momentalisht janë me një rekord 39 – 16, duke u pozicionuar në vendin e dytë në konferencën lindore. Ardhja e Marc do t’i ndihmonte ata në garën me Philadelphia dhe Milwaukee.

Gasol këtë edicion ka regjistruar 15.7 pikë për ndeshje, duke shtuar edhe 8.6 kërcime dhe 4.7 asistime. /Lajmi.net/