Torino ndryshon ngjyrën e fanellave për të nderuar lojtarët e Chapecoense që vdiqën në aksidentin ajror

Skuadra e Torinos ka bërë një gjest për t’u respektuar në sfidën ndaj Atalantas.

Sport

02/12/2017 23:56

Torino në ndeshjen e xhiros së 16-të barazoi 1:1 me Atalantën e Etrit Berishës.

Vendasit vendosën që në këtë ndeshje të mos paraqiten me fanellat me ngjyrën tradicionale, ngjyrën e kuqe, por me fanella të gjelbrat, për të respektuar skuadrën braziliane, Chapecoense.

Më 27 nëntor, Chapecoense ka përkujtuar një vjetorin e tragjedisë më të madhe në futboll viteve të fundit, ku në një aksident ajror humbën jetën pothuajse gjithë lojtarët./Lajmi.net/