lajmi.net

Torino e Juventusit

Juventus e fitoi derbin e qytetit kundër Torinos me rezultat 1:0. Në një duel mjaft të baraspeshuar, skuadra e Antonio Contes fitoi me mjaft vështirësi. Bianconerët kaluan në epërsi pas saktësisht gjysmë ore lojë kur Kwadwo Asamoah asistoi për Carlitos Tevez, i cili shënoi me një goditje nga distanca. Pjesa e parë u mbyll me…

Sport

23/02/2014 19:28

Juventus e fitoi derbin e qytetit kundër Torinos me rezultat 1:0.

Në një duel mjaft të baraspeshuar, skuadra e Antonio Contes fitoi me mjaft vështirësi.

Bianconerët kaluan në epërsi pas saktësisht gjysmë ore lojë kur Kwadwo Asamoah asistoi për Carlitos Tevez, i cili shënoi me një goditje nga distanca.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Juventusit, por ajo e dyta solli një pasqyrë tjetër sa i përket lojës.

Torino e kërkoi me ngulm golin e barazimit por Juventus u mbrojt me sukses duke marrë tri pikë të mëdha me të cilat rikthehet në 9 pikë epërsi ndaj Romës, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Torino e Juventusit

Juventus fitoi derbin e qytetit kundër Torinos, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A. Kampioni në fuqi e dominoi përballjen por kishte vështirësi t’i konkretizonte ato pak raste që iu ofruan deri në minutën e 55-të kur Paul Pogba realizoi me kokë. Më herët, Sebastian Giovinco pati një mundësi…

Sport

29/09/2013 13:58

Juventus fitoi derbin e qytetit kundër Torinos, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A. Kampioni në fuqi e dominoi përballjen por kishte vështirësi t’i konkretizonte ato pak raste që iu ofruan deri në minutën e 55-të kur Paul Pogba realizoi me kokë.

Më herët, Sebastian Giovinco pati një mundësi ideale, por nuk arriti të shënonte edhe pse u gjend i vetëm përball portierit.

Në vazhdim, Juventus u mundua të administrojë lojën kurse ‘vendasit’ kërcënuan vetëm me harkime nga krahu dhe tentime për goditje nga distanca që asnjëherë nuk paraqitën rrezik për portën e Gigi Buffonit.

Juventus me këto tri pikë ngjitet në kuotën 16, aq sa ka edhe Napoli që aktualisht kryesojnë në Serie A.

LM