Torino 0:1 Juventus, notat e lojtarëve

Ka përfunduar edhe derbi i qytetit të Torinos, i cili u zhvillua në xhiron e 16-të të Serie A.

Sport

15/12/2018 23:00

Këtë super ndeshje e fitoi skuadra e Juventus me rezultatin minimal 0:1, shkruan lajmi.net.

Goli i vetëm u realizua në minutën e 70’ të takimit, kur skuadra e Juventus fitoi një 11-metërsh.

Goditjen nga pika e bardhë në gol e konkretizoi ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Me këtë fitore Juventus vazhdon të mbajë distancën e madhe me vendin e dytë të tabelës.

Më poshtë mund t’i gjeni notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas “WhoScored”. /Lajmi.net/