Toreadori portugez vritet nga demi (Video/Foto)

Një toreador portugez u plagos për vdekje përpara publikut pasi u përball me një dem mbi 450 kg.

Bota

19/09/2017 16:53

26-vjeçari Fernando Quintela mori dëmtime të brendshme gjatë luftimit në arenën e Moitës, në periferi të Lisbonës.

Toreadori shihet duke qëndruar përballë demit përpara se kafsha ta sulmojë e ta përplasë në tokë dhunshëm. Edhe pse kolegët u munduan ta largonin demin, dëmi ishte bërë. /Lajmi.net/