Toreadori pa vdekjen me sy, lëndohet rënd nga demi (Video)

Një toreador shkelet me këmbë nga një dem i madh gjatë një turneu.

Fun

22/05/2017 20:16

Rohan Markham, 24 vjeç, po konkurronte në aktivitetin profesionist të Bull Riders në Rockhampton, Queensland, të shtunën kur u hodh përtokë nga një dem i quajtur Moonshine.

Videoja tregon se toreadori hidhet përtokë për 10 sekonda. Gjatë shkelmimit, kafsha e madhe i ka shqyer mëlçinë si dhe i ka dëmtuar pankreasin.

Pasi u shkel, Markham arriti të ngrihet dhe të ecë pak metra para se të binte në tokë, raportoi Sunshine Coast Daily.

Ai ka përfunduar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.