“Topin e Artë e meriton Grizmann, nuk mund ta fitojnë gjithmonë Messi apo Ronaldo”

Didi Deshamp e ka fituesin e tij për Topin e Artë. Sipas trajnerit të Francës, në një intervistë për “L’equipe”, këtë vit është Antuan Grizmann, që meriton të fitojë çmimin më prestigjioz në futboll në aspektin individual.

Sport

21/07/2018 19:45

Francezi, i cili këtë vit fitoi Europa Ligën me Atletikon dhe Botërorin me Francën, ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e kësaj vere, por ai zgjodhi të qëndronte tek Atletico, që para fillimit të Botërorit.

“Nuk është vetëm Grizman në garë, por ai është një kandidat i madh për ta fituar. Sipas meje, ai e meriton ta fitojë. Topi i Artë do ishte diçka fantastike për të. Kemi parë gjithmonë vetëm 2 emra, Messin dhe Ronaldon. A e meriton Rafael Varan? Sigurisht që po.

Ndoshta mund ta fitojë edhe një mbrojtës këtë çmim, por në përgjithësi e fitojnë sulmuesit. Shpresoj me gjithë zemër që ta fitojë një francez, për faktin se fituan Botërorin.” – deklaroi Deshamp.