Topi i Kupës së Botës, “katastrofal” për Ronaldon

.

Sport

13/06/2018 22:56

Mesa duket Adidas me topin e ri po mundohet të ndalojë goditjet standarde të Cristiano Ronaldo-s me topin e ri të Kupës së Botës.

Telestar 18 është dizajnuar shkencërisht për të ndërprerë sasinë e ulje-ngritjeve të topit që mund të shkaktohen nga goditjet e lojtarëve.

Kjo duhet t’i ndihmojë portierët në botërorin e Rusisë, si dhe ta bëjë më të vështirë për lojtarët si Ronaldo të prodhojnë ato goditjet ku ndryshon trajektorja.

Adidas ka shpenzuar tre vite dhe miliona euro për të zhvilluar atë që ata besojnë të jetë topi më i mirë i përdorur ndonjëherë.

Dhe kjo për shkak të materialit të përdorur dhe mënyrën se si është bërë me dorë.

Shto këtu edhe faktin se Telestar 18 është një ri-modelim i topit të famshëm të përdorur në Meksikë 1970.

Topi është testuar me muaj të tërë në tunele ere në Universitetin e Loughborough, duke u siguruar që çdo mangësi të zhduket.