Topi i Artë te Ronaldo? Filipe Luis tallet me të

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Felipe Luis beson se Cristiano Ronaldo nuk e meriton Topin e Artë.

Sport

11/09/2017 19:25

Braziliani tha se Ronaldo nuk ka bërë asgjë deri në dy muajt e fundit, pavarësisht se në fund shënoi golat vendimtar dhe ndihmoi Real Madridin të fitonte Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

“Topi i Artë është çështje subjektive. Cristiano nuk ka bërë asgjë deri në dy muajt e fundit”, tha Felipe Luis për Panenka.

Ai po ashtu foli edhe për Leo Messin, për të cilin tha se nuk i është ankuar kurrë dhe insistoi se kurrë nuk ia ka kërkuar fanellën e as që do ta bëjë ndonjëherë.