Topi i Artë më 11 janar

FIFA ka bërë të ditur se gala mbrëmja e Topit të Artë do të zhvillohet më 11 janar në Zurich.

Sport

16/09/2015 12:22

FIFA ka njoftuar se gala mbrëmja e Topit të Artë do të zhvillohet më 11 janar në Zurich, ku do të shpërblehen më të mirët e vitit të fundit në sportin e futbollit, tek meshkujt dhe femrat.

Cristiano Ronaldo dhe Nadine Kessler ishin fituesi dhe fituesja e çmimit kryesor në edicionin e vitit 2014.

Por, mbetet të shihet nëse ata do t’i konfirmojnë çmimet edhe në fillim të vitit të ardhshëm.