Topi i Artë i parëndësishëm

Franck Ribery ka thyer heshtjen dhe deklaroi se fitimi i Topit të Artë nuk ishte objektiv i rëndësishëm për të, derisa ka vendosur synim të triumfojë me Bayern Munichun dhe Francën. 30-vjeçari u desh të ngushëllohet me pozitën e tretë në garën e finalistëve, pasi përfundoi pas fituesit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messit. Mirëpo, pas…

Sport

14/01/2014 16:15

Franck Ribery ka thyer heshtjen dhe deklaroi se fitimi i Topit të Artë nuk ishte objektiv i rëndësishëm për të, derisa ka vendosur synim të triumfojë me Bayern Munichun dhe Francën.

30-vjeçari u desh të ngushëllohet me pozitën e tretë në garën e finalistëve, pasi përfundoi pas fituesit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messit.

Mirëpo, pas një dite të kaluar nën heshtje në formë pakënaqësie për vendimin, Ribery ka theksuar se humbja nuk paraqet dëshpërim të madh për të.

“Nuk jam futbollist vetjak dhe Topi i Artë nuk ishte objektiv i imi”, deklaroi Ribery për të përditshmen gjermane Bild.

“Më me dëshirë do t’i fitoja të gjitha sërish me Bayern Munichun dhe të fitoj Kampionatin botëror me Francën. Kjo është ajo që ka vërtetë rëndësi. Sigurisht, do të më pëlqente Topi i Artë, por çka mund të bëja më tepër se t’i fitoj të gjithë titujt me Bayernin? Jam në rregull edhe kështu”, u shpreh ai.