Topi i Artë e pasuron me 800 mijë euro Luka Modricin

Luka Modric më 3 dhjetor (e hënë) i ka dhënë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll, duke e fituar për herë të parë Topin e Artë, i cili konsiderohet si trofeu më i rëndësishëm individual në sportin më të dashur në botë.

Sport

07/12/2018 11:14

Fitimi i Topit të Artë e ka pasuruar edhe më 800 mijë euro mesfushorin e Real Madridit.

Ky shpërblim vjen në sajë të një marrëveshje personale që ka Modric me kompaninë e veshmbathjeve Nike.

Sipas raportimeve të medieve, ka një klauzolë në marrëveshjen mes Nike dhe Modric, që ky i fundit fiton 800 mijë euro nëse fiton Topin e Artë, gjë të cilën e ka bërë./Lajmi.net/