“Topat e nxehtë” në shortin e L.K, reagon Zidane

“Topat e nxehtë” dhe kurdisjet e shortit të Ligës së Kampionëve, kanë qenë tema jo pak të përfolura në mediet e huaja.

Sport

17/03/2017 16:33

Jo pak herë ishte skuadra e Real Madridit që atakohej për “kurdisje” të shortit, me përballje me skuadra të lehta.

Për “topat e nxehtë” është pyetur edhe Zinedine Zidane, pasi shorti në Ligën e Kampionëve e vuri skuadrën e tij përball Bayern Munich.

“”Topat e nxehtë”: Unë qeshi me këtë. Tani e dimë se në short nuk ka topa të nxehtë”, është përgjigjur me shaka trajneri i Real Madridit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6