Topalli: Mafia po plaçkit bashkatdhetarët! Veseli: Shko në Prokurori! (Video)

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Fton Topalli ka ngritur në Kuvend sërish çështjen e ‘Kartonit të Gjelbër’. Ai ka thënë se bashkatdhetarët tanë po plaçkiten nga mafia në Kosovë.

Lajme

21/05/2015 11:01

Topalli po ashtu ka akuzuar edhe institucionet e Kosovës, pasi sipas tij, me qëllim kanë neglizhuar arritjen e marrëveshjes për “Kartonin e Gjelbër”.

Ai ka kërkuar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që të filloj hetimet për këtë çështje.

Ndërsa ka përmendur emrin e Bexhet Pacollit dhe Gani Thaçit, si përfituesit më të mëdhenj, nga tarifat që i paguajnë  bashkatdhetarët.

Pas këtij fjalimi ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili kërkoi deputetit Topalli që për këtë punë t’i drejtohet Prokurorisë, e jo të bëjë ftesa publike në drejtim të kryeprokurorit.

“Ju lutem mos e keqperdorni foltoren e Kuvendit për ofendim të njerëzve dhe konsum të brendshëm politik. Nëse keni fakte, shkoni në prokurori!”, ka thënë kryeparlamentari Veseli. /lajmi.net/

YouTube player